Doganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarë
Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Mexhitli.
Mallrat e padeklaruara u zbuluan gjatë kontrolleve të detajuara të automjeteve të pasagjerëve që hynin në vend.
Në rastin e parë, u zbuluan 352 produkte kozmetike dhe produkte të higjienës personale, ndërsa në rastin e dytë, doganierët gjetën një sasi më të madhe të produkteve kozmetike dhe shtesave dietike nga marka tregtare "Nicer".
Vlera totale e mallrave të sekuestruara është afërsisht 149,000 denarë.
Mallrat janë konfiskuar dhe kundër personave janë ndërmarrë procedura përkatëse, njofton Administrata Doganore.
Nga
Telegrafi
4 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



























