Demo, Koçiu dhe Manastirliu mbërrijnë së bashku në Asamblenë e PS-së në Tiranë
Bashkëkryetarët e Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Demo dhe Albana Koçiu, së bashku me drejtuesen politike të qarkut, Ogerta Manastirliu, kanë mbërritur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.
Tre drejtuesit socialistë janë paraqitur së bashku në takimin që zhvillohet këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve të forcës politike për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Asambleja është thirrur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave të partisë dhe puna për zgjedhjet e ardhshme, me vëmendje të veçantë te Bashkia e Tiranës.
Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00 dhe pritet të mbahet me dyer të mbyllura, megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë format.
Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës
Rama tregon pamje nga takimi me studentët: Ramë dakord të mos publikojmë ende debatin
Berisha: Protestat e qershorit, uragani i lirisë së shqiptarëve! Rinia është gati ta asgjësojë këtë diktaturë
- 11:03 Delvinë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur
- 10:17 Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës
- 10:09 Sulm i ri kibernetik ndaj FBI-së, targetohet baza e të dhënave me urdhër-arreste dhe të dhëna kriminale
- 09:58 Jakup Krasniqi nis ditën e fundit të vizitës në familje, pritet të kthehet sot në Hagë
- 09:56 Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”
- 08:47 Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike (VIDEO)