Tre shtetas shqiptarë, dy të rinj 18 dhe 21 vjeç dhe një 26-vjeçare, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me shitjen e kokainës dhe falsifikimin e dokumenteve.
Daniela Sopiku, ish-banore e Newport Street, në zonën Old Town, është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata Mbretërore e Swindon-it për falsifikim dokumentesh.
Hysen Sopiku, 21 vjeç, është dënuar me 3 vite burg për shitje kokaine, pasuri të përfituara nga krimi, drejtim të parregullt të automjetit dhe përdorimin e tij për mashtrim. Ndërsa Alvaro Vrapi, 18 vjeç, është dënuar me 28 muaj burg për falsifikim dokumentesh dhe shitje kokaine.
Sipas hetimeve të policisë, aktiviteti i tre personave ishte mbajtur nën vëzhgim për një periudhë të gjatë, përmes metodave të fshehta hetimore. Autoritetet zbuluan se ata ishin përfshirë në shpërndarjen e kokainës në qytete dhe zona të Wiltshire gjatë viteve 2025 dhe 2026.
Në muajin qershor, Hysen Sopiku dhe Alvaro Vrapi u arrestuan pasi u kapën brenda një automjeti tip Nissan Qashqai, teksa po shisnin drogë. Gjatë kontrolleve në disa vende që kishin vizituar atë ditë, në Biddestone dhe Giddeahall, pranë Chippenham, u gjetën gjithashtu sasi kokaine me vlerë totale mbi 11 mijë paund.
Më vonë, po gjatë së njëjtës ditë, Daniela Sopiku u arrestua në zonën Old Town. Kontrollet e mëtejshme çuan në zbulimin e pajisjeve dhe materialeve të përdorura për aktivitetin e drogës, shumave të mëdha të parave, mallrave luksoze të markave të njohura dhe dokumenteve të falsifikuara të identifikimit.
Mes dokumenteve të sekuestruara ishte edhe një pasaportë italiane false, e lëshuar në emër të Danielës. Autoritetet e emigracionit konfirmuan se dokumenti ishte i falsifikuar.
Nga hetimet rezultoi gjithashtu se Alvaro Vrapi kishte përdorur dokumente të falsifikuara për të hapur llogari bankare, të cilat shfrytëzoheshin për veprimtari kriminale.
Hetimet financiare zbuluan se tre personat kishin përfituar të ardhura të pajustifikuara në një vlerë totale prej më shumë se 53 mijë paundësh. Sipas të dhënave të bëra publike, të tre shqiptarët qëndronin në Britani në mënyrë të paligjshme dhe nuk kishin burime të ligjshme të ardhurash.