Ish-kirurgu plastik dënohet me vdekje për vrasjen e avokatit, gjykata: “E ka humbur të drejtën për të jetuar

Një ish-kirurg plastik në shtetin amerikan të Floridës është dënuar me vdekje për vrasjen e avokatit Steven Cozzi, i cili u zhduk në mars të vitit 2023 nga ndërtesa ku ndodhej zyra e tij.

Gjyqtari Joseph Bulone shpalli vendimin të premten, pas një procesi gjyqësor që u dallua për natyrën e tij të veçantë, pasi i pandehuri zgjodhi të vetëpërfaqësohej dhe hoqi dorë nga e drejta për t’u gjykuar nga një juri.

Të lidhura

None found

Tomasz Kosowski, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e avokatit, me të cilin kishte një histori të gjatë mosmarrëveshjesh ligjore. Gjatë seancës së shpalljes së dënimit, gjyqtari theksoi se mënyra e kryerjes së krimit dhe rrethanat që e shoqëruan atë përbënin faktorë rëndues që justifikonin dënimin kapital.

“Gjykata arrin në përfundimin se i pandehuri, sipas ligjeve të shtetit të Floridës, e ka humbur të drejtën për të jetuar. Për rrjedhojë, urdhërohet dhe vendoset që i pandehuri Tomasz Kosowski të dënohet me vdekje për vrasjen e Steven Cozzi”, deklaroi gjyqtari Joseph Bulone.

Rasti u konsiderua i pazakontë për shkak të vendimit të Kosowskit për të mos u përfaqësuar nga avokatë dhe për të refuzuar gjykimin me juri. Kjo bëri që gjyqtari i qarkut Pinellas në Florida të ishte ai që duhej të merrte vendimin për fajësinë dhe dënimin e tij.

Ish-kirurgu plastik kishte shkarkuar avokatët e caktuar nga gjykata vetëm disa javë para fillimit të procesit. Gjatë gjyqit, i cili u zhvillua për gjashtë ditë në muajin shtator, prokuroria paraqiti provat që sipas saj tregonin se Kosowski kishte planifikuar dhe kryer vrasjen e avokatit.

Ai nuk paraqiti asnjë provë në mbrojtje të vetes, por në fjalën e tij përfundimtare iu drejtua drejtpërdrejt gjyqtarit, duke pretenduar se prokuroria nuk kishte arritur të provonte elementet ligjore të vrasjes së shkallës së parë. Për rreth 20 minuta, me zë të ulët, Kosowski vuri në pikëpyetje mungesën e trupit të viktimës dhe të certifikatës së vdekjes së tij.

Edhe gjatë fazës së përcaktimit të dënimit, ai nuk paraqiti asnjë rrethanë lehtësuese apo material që mund të ndikonte në shmangien e dënimit me vdekje. Për këtë arsye, gjykata caktoi një avokat të posaçëm të pavarur, i cili paraqiti argumente në favor të një dënimi me burgim të përjetshëm.

Avokati foli për fëmijërinë e Kosowskit si emigrant polak, i cili ishte shpërngulur me prindërit në Kansas, si dhe për arsimimin e tij në një universitet prestigjioz të Ivy League. Ai argumentoi se aftësitë e ish-mjekut mund të ishin të dobishme edhe për të burgosurit e tjerë gjatë vuajtjes së dënimit.

Megjithatë, gjyqtari Bulone vlerësoi se rrethanat lehtësuese nuk mund të kapërcenin mënyrën e planifikuar dhe të ftohtë të kryerjes së vrasjes.

“Gjykata i ka dhënë peshë të madhe rrethanës rënduese se vrasja u krye në mënyrë të ftohtë, të llogaritur dhe të paramenduar, pa asnjë justifikim moral apo ligjor”, deklaroi gjyqtari gjatë shpalljes së vendimit.

Sipas prokurorisë, konflikti mes Kosowskit dhe avokatit Steven Cozzi kishte nisur prej vitesh. Në vitin 2019, ish-kirurgu plastik kishte ngritur një padi ndaj ish-kolegëve të tij për një mosmarrëveshje financiare lidhur me faturimin e shërbimeve. Në vitin 2022, ai kishte vendosur të përfaqësonte veten në këtë proces, duke u përballur drejtpërdrejt me avokatët e palës tjetër, mes të cilëve ishte edhe Cozzi.

Me kalimin e kohës, sipas prokurorëve, Kosowski kishte shfaqur armiqësi ndaj avokatit. Provat e paraqitura në gjyq treguan se ai kishte kërkuar informacione për Cozzin në internet, kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte vëzhguar disa herë zyrat e studios ligjore në muajt përpara vrasjes.

Gjatë fjalës përfundimtare, ndihmësprokurori Nathan Vonderheide e përshkroi marrëdhënien e tij me avokatin me një fjalë: “Obsesion”.

Më 21 mars 2023, Cozzi shkoi në tualetin që ndodhej në korridorin pranë zyrës së tij. Ai la hapur një draft email-i dhe muzikën që po luante nga telefoni. Por nuk u kthye më në tavolinën e punës.

Sipas akuzës, Kosowski e kishte pritur avokatin në tualet, e kishte vrarë dhe më pas kishte nxjerrë trupin nga ndërtesa duke përdorur një karrocë. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan një person që hynte në ndërtesë dhe, disa orë më vonë, largohej me rroba të ndryshme, duke tërhequr një karrocë drejt parkingut.

Sipas prokurorisë, vetëm pak minuta pasi kishte nxjerrë trupin e avokatit nga ndërtesa, Kosowski u bashkua në një seancë gjyqësore virtuale, të planifikuar për orën 10:30, lidhur me çështjen që kishte me Cozzin.

Ai kishte kërkuar sanksione ndaj avokatit dhe largimin e tij nga procesi, por Cozzi nuk ishte i pranishëm në seancë. Kjo bëri që kolegët e tij të nisnin kërkimet dhe të raportonin zhdukjen e tij.

Provat e paraqitura në gjyq treguan se, pas një ndalese në banesën e tij pranë ujit, Kosowski kishte transportuar trupin në një kazan mbeturinash në një rrugë të izoluar, rreth katër orë larg.

Më pas, ai kishte udhëtuar drejt Majamit, ku të nesërmen kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara më parë. Hetuesit nuk arritën të gjenin trupin apo prova të tjera në vendin ku ishte hedhur, pasi përmbajtja e kazanit ishte transportuar tashmë në një landfill.

Bashkëshorti dhe kolegët e Cozzit u thanë autoriteteve se Kosowski ishte personi i vetëm i njohur që kishte pasur konflikte me avokatin, duke e bërë atë një nga të dyshuarit kryesorë për zhdukjen.

Kosowski u arrestua katër ditë pas vrasjes. Në automjetin e tij, prokurorët thanë se u gjetën rreth 300 mijë dollarë në para të gatshme, dy pasaporta dhe një çantë që u cilësua si “çantë vrasjeje”. Gjatë gjyqit u shfaqën edhe pamjet e arrestimit, ku ish-kirurgu shihej në pjesën e pasme të një makine policie, duke tentuar të lironte duart nga prangat.

Në pamje ai shihej duke kaluar duart nga pas trupit, poshtë këmbëve dhe më pas në prehër. Gjithashtu, në trupin e tij u konstatuan disa mavijosje dhe gërvishtje. Provat e ADN-së konfirmuan se gjaku i Steven Cozzit ishte gjetur në pjesën e pasme të kamionçinës së Kosowskit, si dhe në një jelek antiplumb që ndodhej në bagazhin e automjetit të tij të dytë.

Në fillim të seancës së shpalljes së dënimit, Kosowski paraqiti një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit. Bulone ndërpreu për pak minuta seancën për ta shqyrtuar kërkesën, por u rikthye në sallë pa iu përgjigjur asaj dhe më pas shpalli vendimin me vdekje.


Shtuar më 21.11.2026 11:25

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş