E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Rama: Nisim organizimin e ri të PS-së në Tiranë. Flet për Veliajn: Paraburgimi dhe vendimi i GJK-së, absurditet i pashoq

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku në fokus është organizimi i ri i socialistëve në Tiranë në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Rama kërkoi një organizim gjithëpërfshirës, me angazhimin e anëtarëve të partisë dhe aktivizimin e shtresave e grupeve të interesit. Ai u ndal edhe te situata në Bashkinë e Tiranës, duke komentuar paraburgimin e Erion Veliajt dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pranoi kur PS humbi bashkinë e Tiranës ndikoi organizimi i dobët i socialistëve.

Rama: Sot nisim organizimin e ri të PS për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak në kuptimin e angazhimit të posaçëm të çdo anëtari të kësaj familjeje politike, qytetar në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese dhe grupi interesi, komunitar.

Ky organizim do ta marrë forcën e vet dhe arritjet e mëdha të PS për Shqipërinë dhe për shqiptarët, pasqyra kuptimplotë e të cilave është buxheti 2027. Por, njëkohësisht, në forcë bindëse do të duhet t’i kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re, nga njëra anë me paraburgimin thuajse 2-vjeçar të kryetarit të zgjedhur nga populli i kryeqytetit dhe nga ana tjetër me vendimin absurd të GJK për ta lënë atë në krye të detyrës.

Reklamë

Ky absurditet është i pashoq në historinë e Evropës demokratike. Por as nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim, as nuk është në dorën tonë ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e kripur dhe krejt të pamerituar e paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Tirana është një sintezë e Shqipërisë, ku edhe kërkesa është e një niveli tjetër, edhe oferta duhet të jetë e një niveli tjetër. Prandaj, në këtë kontekst, mbajeni parasysh faktin se në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 7, në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë që ka qenë gjithnjë e një niveli tjetër.

Por mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atëherë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk besoj se rrezikohemi sot nga ajo lloj mendjelehtësie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.