Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët
Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në kushtet kur e ka të pamundur për ta ushtruar detyrën.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS për Tiranën, Rama u shpreh se haraçin e këtij vendimi e vuajnë prej 2 vjetësh qytetarët e Tiranës , ndërsa theksoi se socialistët kanë në dorë të fitojnë kohën e humbur.
“Vendimi absurd i Kushtetueses për ta lënë atë në detyrë edhe pse në pamundësi për të ushtruar detyrën. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Evropës demokratike, por as nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim, as nuk është në dorën tonë ta zhbëjmë, edhe pse haraçin e këtij absurditeti e paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës. Në dorën tonë është t’u tregojmë qytetarëve si do ta fitojmë kohën e humbur në këta 2 vjet”, tha Rama.
“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja
Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së
Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS
- 11:43 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja
- 11:36 Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së
- 11:29 Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS
- 11:08 Demo, Koçiu dhe Manastirliu mbërrijnë së bashku në Asamblenë e PS-së në Tiranë
- 11:03 Delvinë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur
- 10:17 Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës