Rama mesazh për Veliajn: Kush sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS

21 Nëntor 2026 | 11:29

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar edhe situatës me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se kushdo që vepron në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimmarrjen e partisë, nuk do të ketë më vend në strukturën politike të socialistëve.

“Kushdo që sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë vend më në këtë shtëpi të madhe politike”, u shpreh Rama.

 “Një person që nuk është i lirë, i falet të fantazojë gabim, por askujt që e ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, nuk i falet të bëjë të njëjtin gabim”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama iu drejtua edhe drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar se, sipas tij, goditja e punonjësve në krye të detyrës me porosi nga lart nuk do të harrohet dhe as do të falet.

“Çdo drejtuesi të Bashkisë së Tiranës i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart as nuk do të harrohet, as nuk do të falet”, u shpreh ai.

Në vijim, Rama tha se nuk mund ta gjykojë Erion Veliajn për atë që bën apo thotë, por shprehu shpresën që kryebashkiaku të kuptojë se, sipas tij, po gabon në raport me të dhe me Partinë Socialiste.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të ketë një qëndrim të ashpër ndaj kujtdo që do të zbatojë urdhra në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Asambleja e Tiranës, Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në kushtet kur e ka...
11:23 | 21/11/2026

Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet të...
10:17 | 21/11/2026

Jakup Krasniqi nis ditën e fundit të vizitës në familje, pritet të kthehet sot në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit...
09:58 | 21/11/2026