Saturday / November 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Shitjet e fermerëve përmes autofaturës arrijnë 221 milionë euro në 10 muaj, rritje 13%

Share Share Icon

 

Shitjet e fermerëve të dokumentuara përmes autofaturës arritën në 221 milionë euro gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i autofaturave u rrit me 22%, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në një publikim në rrjetet sociale, administrata tatimore bëri të ditur se transaksionet mes fermerëve dhe blerësve të produkteve bujqësore kanë shënuar ecuri pozitive, si në numër ashtu edhe në vlerë.

Sipas Tatimeve, rritja e volumeve tregtare pasqyron një ecuri pozitive drejt formalizimit dhe transparencës së aktivitetit ekonomik, si rezultat i nismave formalizuese në këtë sektor.

Autofatura është mekanizmi përmes të cilit blerësi i regjistruar për TVSH, si grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar, lëshon faturë tatimore në emër të fermerit për produktet bujqësore të blera. Përmes këtij instrumenti dokumentohen shitjet e fermerëve dhe krijohet baza për përfitimin e kompensimit prej 10% të vlerës së furnizimeve, sipas kushteve të skemës në fuqi.

Rritja e përdorimit të autofaturës është një tregues i zgjerimit të transaksioneve të dokumentuara në sektorin bujqësor, ku informaliteti mbetet një nga sfidat e aktivitetit ekonomik.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Dilema e madhe e industrisë dhe përpunimit agroushqimor

Në vitet 2010-2014, sipërmarrës nga sektori i ndërtimi dhe aktivitete tregtare tentuan bujqësinë dhe agroindustrinë. Ishte një kohë që ndërtimi u b...

13 hours më parë 25 Min Lexim

“Shqipëria ka një mundësi reale për të riorientuar modelin e saj të rritjes drejt industris...

Intervistë me z. Alessandro de Concini, Kreu i Përfaqësisë së Bankës Europiane të Investimeve (BEI) në Shqipëri   Shqipëria ka mundësi të mëdh...

13 hours më parë 17 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!