Një pasagjer në kabinë dhe asnjë pilot në bord. Në qytetin japonez të Kait, një taksi ajrore elektrike u ngrit në fluturim gjatë një prove në Akademinë Japoneze të Aviacionit. Pamjet e AFP-së vijnë nga prefektura e Jamanashit, ku u demonstrua mjeti fluturues i kompanisë kineze EHang. Ai ngrihet dhe ulet vertikalisht, pa pasur nevojë të marrë vrull në pistë.