Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimet e Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg, duke deklaruar se ish-kryebashkiaku “flet, por gabon”.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se dëshiron ti kujtojë Veliajt që bën gabim që flet për të dhe PS.
“Kush do të sillet si Zeqoja në majë të Thanës nuk do të ketë vend më në këtë shtëpi politike. Askush nuk do të tolerohet nëse sillet kundër kësaj familjeje. Unë nuk e gjykoj Erionin se çfarë thotë, por dua t’i kujtoj se ai është gabim. Do e gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike, këdo në bashkine e Tiranës që ndjek këtë kuturisje”,- deklaroi Rama.
Ai shtoi se mungesa e kryebashkiakut do të zgjidhet më 9 maj, duke shprehur bindjen se socialistët do ta fitojnë sërish garën për Bashkinë e Tiranës.
“Mungesën e kryebashkiakut të Tiranës do ta zgjidhim me 9 maj dhe atë do ta fitojmë përsëri, pavarësisht fajeve dhe gabimeve”, u shpreh Rama.













