Rama në Asamblenë e PS-së për Veliajn: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë edhe pse në mungesë! Do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këta dy vjet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish çështjen e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë.

Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Me forcë bindëse, do të duhet t’i kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re.

Të lidhura

None found

Nga njëra anë, me paraburgimin thuajse dyvjeçar të kryetarit të zgjedhur nga populli i kryeqytetit dhe, nga ana tjetër, me vendimin absurd të Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyrë edhe pse në mungesë, do të thotë, në pamundësi të plotë të ushtrimit të detyrës.

Ky absurditet antidemokratik, i prodhuar nga një çekuilibrim i hapur i drejtësisë, e cila faktikisht e la thuajse dy vjet kryeqytetin e Shqipërisë me kokë të prerë, është i pashoq në historinë e Europës demokratike.

Por, as nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim, as nuk është në dorën tonë ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e kripur dhe të pamerituar të këtij absurditeti e paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Në dorën tonë është t’u tregojmë atyre jashtë këtyre mureve, qytetarëve, se si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këta dy vjet, si do t’ua mbyllim plagën ende të hapur të rindërtimit të Kombinatit dhe gjetkë, si do ta rrisim volumin e apartamenteve sociale dhe si do ta krijojmë, me reformën e strehimit, shtesën e re zhvillimore të strehimit. Si do ta adresojmë nevojën për edhe më shumë shkolla, kopshte, çerdhe të reja.


Shtuar më 21.11.2026 11:44

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş