Rama kritikon Veliajn: Si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’do të tolerohen largimet nga puna të punonjësve që nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka kritikuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar se largimet e punonjësve nga detyra me “porosi nga larg” nuk do të falen.

Në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama iu rikthye shprehjes “e ëma e Zeqos në majë të thanës” dhe tha se kushdo që sillet në këtë mënyrë ndaj detyrimeve që ka për partinë dhe qytetarët, nuk do të ketë më vend në PS.

Të lidhura

None found

“Por dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kushdo të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe me borxhet që u kemi atyre që na kanë besuar drejtimin e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por ku absolutisht askush nuk është i domosdoshëm”, tha Rama.

“Çdo drejtues i çdo hallke të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, që është edhe anëtar i kësaj familjeje politike, i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga larg, për motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet, as nuk do të falet”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Rama përmendi edhe largimin nga puna të drejtueses së Policisë Bashkiake. Ai ngriti pikëpyetjen nëse largimi i saj dhe ai i punonjësve të tjerë të bashkisë lidhej me mungesën e mbështetjes publike për Veliajn ose me qëndrimin e avokatit të tij.

“Po si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si edhe të tjera e të tjerë drejtues dhe punonjës në Bashkinë e Tiranës, pse nuk u bëjnë like apo share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij”?–  u shpreh Rama.

DEKLARATA E KREMINISTRIT: Nuk dua të përsëris këtu gjatë atë që thashë në Asamblenë Kombëtare për fenomenin e të ëmës së Zeqos në majë të thanës. Por dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kushdo të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe me borxhet që u kemi atyre që na kanë besuar drejtimin e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por ku absolutisht askush nuk është i domosdoshëm.

Një njeriu që nuk është i lirë, i falet t’i lexojë gabim situatat, t’i lexojë gabim gjërat, të fantazojë duke folur gabim dhe të porosisë gabimisht punë të gabuara. Por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, apo që ka detyrën ta vendosë veten në shërbim të të tjerëve, nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime, e lëre pastaj të zbatojë porosi që i bëjnë bashkëpunëtorët ndaj të tjerëve. Kështu që, çdo drejtues i çdo hallke të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, që është edhe anëtar i kësaj familjeje politike, i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga larg, për motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet, as nuk do të falet.

Ne jemi partia që e kemi çliruar shtetin shqiptar nga makthi i largimeve politike nga puna, duke shpëtuar nderin dhe dinjitetin e mijëra mësuesve, infermierëve, policëve, nëpunësve që, përpara se ne ta bënim këtë çlirim, ishin mish për topat e partisë në pushtet, kurse prej vitesh tanimë nuk u kërkon askush llogari për kë votojnë dhe jo më t’i largojë nga puna sepse nuk paraqiten me uniformën e partisë sonë.

Po si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si edhe të tjera e të tjerë drejtues dhe punonjës në Bashkinë e Tiranës, pse nuk u bëjnë like apo share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?


Shtuar më 21.11.2026 12:03

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet