Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në kryeqytet, duke deklaruar se ai po gabon në raportin me të dhe me Partinë Socialiste.
Rama u shpreh se izolimi i Veliajt mund të ketë ndikuar në mënyrën se si ai i gjykon situatat dhe në porositë që jep, por paralajmëroi se përgjegjësia politike do të shtrihet edhe te drejtuesit e Bashkisë së Tiranës që zbatojnë urdhra për largimin e punonjësve nga detyra.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë kërkoi që riorganizimi i PS-së në Tiranë të përfshijë anëtarët e partisë, qytetarët dhe komunitetet. Ai u rikthye gjithashtu te situata në drejtimin e bashkisë, duke kritikuar paraburgimin e kryetarit të zgjedhur dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vijimin e tij në detyrë.
Një pjesë të rëndësishme të deklaratës Rama ia kushtoi pretendimeve për largime nga puna në administratën bashkiake, duke përmendur rastet e punonjësve që, sipas tij, janë vënë në shënjestër për shkak se nuk kanë mbështetur publikimet e Veliajt në rrjetet sociale.
Ai theksoi se nuk duhet të ketë ndëshkime për punonjësit për shkak të bindjeve politike apo mungesës së mbështetjes në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëroi se çdo drejtues që përfshihet në veprime të tilla do të përballet me gjykim të ashpër politik.
Rama iu referua edhe Erjona Lalajt, kreut të Policisë Bashkiake, si dhe punonjësve të tjerë të institucionit, duke deklaruar se askush nuk do të tolerohet nëse zbaton urdhra për largime të pajustifikuara nga puna.
“Sot nisim organizimin e ri të PS për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, në kuptimin e angazhim të posaçëm të çdo anëtari, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese, komunitar. Ky organizim do ta marrë forcën e vet të arritjeve të mëdha të PS për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasqyra e plotë e të cilave është buxheti 2027.
Njëkohësisht në forcë bindëse, do të duhet të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re. Nga njëra anë me paraburgimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së qytetit dhe vendimin absurd të Kushtetueses për ta lënë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Europës demokratike”, tha Rama.
“Në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë që ka qenë gjithnjë e një niveli tjetër. Mbajeni parasysh këtë herë, se atëherë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë dhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk rrezikohemi sot nga ajo mendjelehtësi dhe nuk dua të përsëris këtu gjatë çfarë thashë në Asamblenë Kombëtare për fenomenin e emës së Zeqos në majë të thanës.
Kushdo të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe borxhet që i kemi atyre që na kanë besuar, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi politike. Të gjithë janë të nevojshëm, por askush i domosdoshëm.
Njeriut që nuk është i lirë, i jepet të lexojë saktë situatat, të fantazojë duke folur gabim dhe të porosisë gabimisht punë të gabuara, por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime dhe lërë pastaj të zbatohen porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve. Çdo drejtuesi të hallkës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës, i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart për motive të pajust

