Katër stinët, me ngjyrat, dritën dhe ndryshimet që sjellin në natyrë, janë shndërruar në afro 40 peizazhe në telajo, në të cilat nuk mungojnë as natyrat e qeta. Prej ditësh, piktori nga Elbasani Sadik Kasa e fton publikun në një udhëtim artistik përmes ekspozitës “Stinët”, e hapur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës.