Formacionet zyrtare të Malishevës dhe Dukagjinit për përballjen e javës së 14-të

Malisheva dhe Dukagjini kanë bërë publike formacionet e tyre startuese për takimin e javës së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj” duke filluar nga ora 13:00, me Malishevën në rolin e nikoqirit ndaj Dukagjinit të Klinës.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Kastriot Rexha ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, prandaj kërkon rikthimin te rezultatet pozitive para tifozëve të saj, për të mos lejuar që Prishtina të shkëputet më shumë në krye të renditjes.

Nga ana tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka pësuar dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit, ndaj synon fitoren për t’u stabilizuar në pjesën e mesme të tabelës.

Të dy trajnerët kanë zgjedhur të hedhin në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Formacioni i Malishevës: Avdyli; Pira, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Ndjigi, Vitija; Haxhiu, Xhylani, Uka; Ibishi.

Formacioni i Dukagjinit: Haxhihamza; Dallku, Luan, Sinani, Bytyqi; Salihu, Hugo; Zulfiji, Mërlaku, Isufi; Stevenson.


Shtuar më 21.11.2026 12:31

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet