Skip to content
21 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zgjedhjet për rektor, Universiteti i Shkodrës reflekton pas kujtesës nga ShkodraWeb për procesin…

ShkodraWeb 21 November, 2026
zgjedhje unishk 2026

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës ka reflektuar pas “kujtesës” nga ShkodraWeb, për mungesën në web-in e vet të procedurës së zgjedhjeve për rektor me 14 dhjetor 2026. Brenda pak orësh, si me magji, tek seksioni “ZGJEDHJET” është shfaqur linku “ZGJEDHJET 2026”. Brenda tij, duke klikuar, janë vendosur disa dokumente, duke nisur nga Urdhri i Ministres së Arsimit për datën e zgjedhjeve për rektor në UNISHK, Urdhri i rektores për fillimin e procesit zgjedhor si dhe vendimet e Senatit Akademik për plotësimin e vakancave në KIZ dhe KA.

Sigurisht, reflektimi i shpejtë i UNISHK, duhet vlerësuar me nota pozitive, duke korrigjuar një mangësi që linte shijen e mungesës së transparencës në një proces shumë të rëndësishëm siç është zgjedhja e rektorit të ri. Duam të besojmë se transparenca do të vijojë për të gjithë këtë proces, i cili kulmon me 14 dhjetor 2026 por sigurisht, mund të vazhdojë edhe më pas me vendimmarrje të KIZ dhe KA.

Ndërkohë, enigmë mbetet mbledhja e parë e KIZ- Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Pas plotësimit të vakancave nga Senati Akademik, nuk ka pengesë për mbledhjen e parë të tij, konstituimin, zgjedhjen e kryetarit, shpalljen e afateve të etapave deri me 14 dhjetor 2026. Në Nenin 6 të Rregullores për Zgjedhjet, në fuqi aktualisht, në pikën d) thuhet se “KIZ-i konstituohet pas miratimit nga Senati i USH-së të rregullores së re të zgjedhjeve”. Nëse është vendosur që Rregullorja aktuale të ndryshohet, është detyrim transparenca se kur do të mblidhet Senati Akademik për këtë qëllim. Nëse nuk ekziston kjo “pengesë”, atëherë KIZ është në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Në pikën g) të të njëjtin nen të cituar më sipër, thuhet se “Gjatë periudhës zgjedhore, KIZ-i mblidhet jo më pak se 3 herë në javë”. Periudha zgjedhore ka nisur me 13 nëntor, pra ka kaluar më shumë se 1 javë nga rreth 4 në dispozicion. Edhe pa plotësimin e vakancave nga Senati Akademik, edhe pas dorëheqjes së kryetares Tirana, KIZ ka patur kuorum jo vetëm për mbledhje por edhe për zgjedhjen e kryetarit, i cili kërkon shumicë të thjeshtë, 4 nga 7 anëtarët. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: RAPORTI – Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme këtë të shtunë

TË FUNDIT

permbytje theth 2026

RAPORTI – Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme këtë të shtunë

ShkodraWeb 21 November, 2026
protesta 28 nentor 2026

OPINION – Protesta e paralajmëruar e 28 Nëntorit, është “Nëntori i tretë” apo i katërt i Shqipërisë…?

ShkodraWeb 21 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 nëntor 2026…

ShkodraWeb 21 November, 2026

TË FUNDIT

  • Zgjedhjet për rektor, Universiteti i Shkodrës reflekton pas kujtesës nga ShkodraWeb për procesin… 21 November, 2026
  • RAPORTI – Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme këtë të shtunë 21 November, 2026
  • OPINION – Protesta e paralajmëruar e 28 Nëntorit, është “Nëntori i tretë” apo i katërt i Shqipërisë…? 21 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 nëntor 2026… 21 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 nëntor 2026… 21 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 nëntor 2026… 21 November, 2026
  • “Një pjesë e zemrës sime mbeti përgjithmonë me ty”, 13 vjet nga ikja e papritur, vëllai kujton Sokol Olldashin 20 November, 2026
  • OPINION – A do të zhvillohen zgjedhjet për rektor të UNISHK me 14 dhjetor 2026…?! 20 November, 2026
  • “Veliaj duhet të operohet me 23 nëntor në Fier”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i përgjigjet kryebashkiakut 20 November, 2026
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së merr vendimin, 3 fusha të reja futbolli në Shkodër dhe Vau Dejës… 20 November, 2026
  • VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit… 20 November, 2026
  • “Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Erion Veliaj letër publike Ballukut: Kryeministri është kot, më aprovoni operacionin… 20 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

zgjedhje unishk 2026

Zgjedhjet për rektor, Universiteti i Shkodrës reflekton pas kujtesës nga ShkodraWeb për procesin…

ShkodraWeb 21 November, 2026
permbytje theth 2026

RAPORTI – Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme këtë të shtunë

ShkodraWeb 21 November, 2026
protesta 28 nentor 2026

OPINION – Protesta e paralajmëruar e 28 Nëntorit, është “Nëntori i tretë” apo i katërt i Shqipërisë…?

ShkodraWeb 21 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 nëntor 2026…

ShkodraWeb 21 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.