Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët për regjistrimin e veprave penale ndaj ish-ministres Elisa Spiropali, bashkëshortit të saj dhe disa personave të tjerë.

Berisha deklaroi se akuzat ndaj Spiropalit i kishte paraqitur në Kuvend dy vite më parë, ndërsa regjistrimin e veprave penale në këtë periudhë e lidhi me qëndrimin kundërshtues të saj ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

“Kjo që thoni ju është plotësisht e vërtetë. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi, një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë”, tha Berisha.