Pas përfundimit të Prime-it të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, Fuego ka diskutuar me Bejtën dhe Erikun për deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës.

Gjatë debatit, Fatlumi kishte përdorur fjalë të ashpra ndaj saj, duke thënë se nuk do të merrte kurrë për grua një femër që frekuenton klubet e natës.


“Unë kurrë s’kisha marrë një grua si ti.... Unë gruan tem e kisha mbyllë në shpi, s’e kisha lanë me dalë... Një femër që del në club s’është për me çu në shpi”, ishte deklarata e Fatlumit, të cilën Fuego ua rikujtoi banorëve.

Duke komentuar qëndrimin e tij, Fuego kundërshtoi gjuhën e përdorur, duke u shprehur shkurt: “S’fliten këto sene”. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com