Ministri i Jashtëm iranian: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në favor të ndryshimit rrënjësor të doktrinës bërthamore të Iranit, pasi anëtarësimi në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk e parandaloi sulmin ndaj objekteve bërthamore të vendit. Megjithatë, ai këmbënguli se qëndrimi zyrtar i Teheranit nuk ka ndryshuar.
Në një intervistë të publikuar më 21 nëntor në të përditshmen qeveritare, Iran, Araqchi e cilësoi debatin zgjeruar mes elitës politike iraniane për doktrinën bërthamore si “serioz dhe strategjik”, duke thënë se të dyja palët kanë argumente të forta.
Prej disa muajsh, zyrtarë të lartë të sigurisë dhe ligjvënës të linjës së ashpër po bëjnë thirrje haptazi që Irani jo vetëm të tërhiqet nga NPT-ja, por edhe të zhvillojë kapacitete bërthamore për parandalim.
NPT-ja, që hyri në fuqi më 1970, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, duke nxitur njëkohësisht përdorimin paqësor të energjisë bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
Si shtet anëtar që nuk zotëron armë bërthamore, Irani është ligjërisht i detyruar të mos prodhojë dhe as të sigurojë armë të tilla. Megjithatë, ai gëzon të drejtën për ta zhvilluar energjinë bërthamore për qëllime paqësore.
Sipas Araqchit, përkrahësit e ndryshimit të doktrinës bërthamore të Iranit argumentojnë se anëtarësimi në NPT, masat mbikëqyrëse të IAEA-së dhe mekanizmat e tjerë të mbikëqyrjes nuk i parandaluan sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane. Megjithatë, ai shtoi se largimi nga kuadri i tanishëm “nuk do të kalonte pa pasoja të ndërlikuara”.
“Deri në këtë moment, doktrina jonë nuk ka ndryshuar dhe qëndrimet tona zyrtare mbeten të njëjta”, tha Araqchi.
Sulm i ri kibernetik ndaj FBI-së, targetohet baza e të dhënave me urdhër-arreste dhe të dhëna kriminale
Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike (VIDEO)
Operacion sekret kibernetik në Britani, dhjetëra mijëra frigoriferë mbrohen nga hakerat pas sulmit të fundit
- 13:06 “Qëndro i fortë baca Jakup”, qytetarët përshëndesin Krasniqin teksa niset për në Hagë (VIDEO)
- 13:02 Prokuroria e Beratit sekuestron pasuritë e një shtetasi të dënuar për trafik droge në Spanjë e Greqi
- 12:32 19 deputetë dhe ministra në krye të strukturave, PS prezanton organizimin e ri të fushatës për Tiranën
- 12:18 Rama në Asamblenë e PS-së: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi
- 12:00 Rama: 10 mijë familje do të përfitojnë banesa në 2027, objektivi deri në 2030 është 55 mijë
- 11:43 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja