Nesër, më 22 nëntor, në Strugë dhe Ohër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Policia e Ohrit ka bërë të ditur se masat e sigurisë do të jenë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.
Sipas njoftimit zyrtar, regjimi i posaçëm i trafikut do të prekë disa akse kryesore në zonën e Strugës dhe Ohrit. Konkretisht, bllokimet do të zbatohen në rrugën që nis nga pika kufitare e Qafë Thanës, vijon përmes Strugës dhe arrin deri në fshatin Podmolje dhe Vilën Ohër. Po ashtu, kufizime do të ketë edhe në relacionin nga Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” deri te Vila Ohër.
Të lidhura
None found
Autoritetet policore u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe shoferëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e efektivëve në terren dhe të rishikojnë planet e tyre të udhëtimit, duke marrë parasysh orarin e paralajmëruar të bllokimeve.







