Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë mbajtur një deklaratë për mediat në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë prezantuar qëndrimet dhe synimet e tyre për vijimin e organizimit studentor.
Ata deklaruan se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike, duke theksuar se Lëvizja Studentore Kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.
Studentët theksuan se synojnë të ndërtojnë një organizim të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, pa përjashtuar askënd, duke përjashtuar çdo mundësi dialogu me Ramën.
Studenti: Protesta hyri në një fazë të re më dinamike. Ne kërkojmë hetim të pavarur për dhunën. Lëvizja studentore kombëtarë është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj duke i shtuar zërin e shqetësimit protestës. Ky organizim ka lindur nga studentët dhe është totalisht i pavarur.
Mesazhi ynë është i përbashkët me atë të protestës qytetarë. Rinia shqiptare duhet të ketë mundësi për të jetuar me dinjitet. Arsim cilësor punësim varet nga llogaridhënia e institucionale. Ne paraqesim për diskutim publik propozimet tona. Ne synojmë një organizimi studentor të pavarur demokratik në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorë të interesuar pa cënuar askënd.










