Në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur nga protestues jashtë ambienteve të Akademisë së Arteve, ku u zhvillua mbledhja.
Qytetarët iu drejtuan kryeministrit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa dëgjoheshin edhe slogane si “Qeveri e krimit”, “Hajdutë” dhe “Kriminelë”.
Nga ana e tij, Rama duket se u është përgjigjur protestuesve duke i ftuar sërish për dialog.