Lajmi i fundit

Studentët në protestë para ministrisë së Arsimit

Rama përfundon Asamblenë e PS-së mes blindimit, në dalje e presin studentët me thirrjet: Jep dorëheqjen!

13:15, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka përfunduar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën, e zhvilluar në Akademinë e Arteve, ku përveç mesazheve propagandistike, ka pasur edhe sulme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Elisa Spiropalit.

Mbledhja u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, kontrolle dhe blindim të zonës, ndërsa edhe pjesëmarrësit iu nënshtruan kontrolleve të imtësishme. Këto masa të pazakonta sigurie ngrenë pikëpyetje për klimën e tensionit brenda vetë Partisë Socialiste.

Por momenti më domethënës ishte në përfundim të takimit. Teksa Rama po largohej nga Akademia e Arteve, disa studentë e kanë pritur në dalje me thirrjet “Jep dorëheqjen!”, “Qeveri e krimit, hajdutë, kriminelë”, janë gjithashtu thirrjet e protestuesve. duke i përcjellë një mesazh proteste kreut të qeverisë., i cili sa fundi publikoi një takim gjoja me studentë, por pa dhënë asnjë detaj tjetër rreth atij takimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco