Studentët organizohen për herë të parë në Lëvizjen Studentore Kombëtare: Nuk kemi kryetar, mbrojmë debatin e hapur dhe protestën paqësore Katër stinët, me ngjyrat, dritën dhe ndryshimet që sjellin në natyrë, janë shndërruar në afro 40 peizazhe në telajo, në të cilat nuk mungojnë as natyrat e qeta. Prej ditësh, piktori nga Elbasani Sadik Kasa e fton publikun në një udhëtim artistik përmes ekspozitës “Stinët”, e hapur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës.
Punimet sjellin pamje të natyrës shqiptare, duke nisur nga peizazhet e gjelbra të pranverës dhe ngjyrat e verës, te tonalitetet e vjeshtës dhe qetësia e dimrit. Në këtë koleksion, ngjyrat dhe loja e dritës janë elementet që i japin jetë secilës tablo, ndërsa përmes tyre artisti përcjell edhe emocionet që ngjall natyra në çdo stinë.
Kjo është ekspozita e parë personale e piktorit në galerinë “Nikolet Vasia”, ndërsa koleksioni është pjesë e një turi artistik që piktori ka ndërmarrë në disa qytete dhe në hapësirën shqipfolëse. Të jetuarit me pikturën i ka ofruar një jetë të mirë, por vëren se tregu i artit të penelit ka sfidat e veta
Me një krijimtari të ndërtuar ndër vite rreth peizazhit dhe motiveve shqiptare, piktori Sadik Kasa solli në Durrës një ekspozitë ku natyra nuk shfaqet thjesht si imazh, por si burim emocionesh dhe frymëzimi artistik që nuk shteron.
Top Channel