Vendi
Shisnin drogë afër shkollave, një i arresuar në Gjirokastër, një nën hetim
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”.
Gjatë operacionit, pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, u kapën me doza kanabisi dy të rinj, përkatësisht 29 dhe 22 vjeç.
Në pranga përfundoi shtetasi K. K., 29 vjeç, ndërsa 22-vjeçari O. Ç. u procedua penalisht. Të dy janë banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, një automjet dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




