Ka nisur protesta e studentëve në Tiranë. Të rinjtë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku kanë nisur të shprehin pakënaqësitë dhe kundërshtinë ndaj qeverisë.
Protesta zhvillohet në kuadër të lëvizjes studentore, e cila prej ditësh ka intensifikuar organizimin në universitete dhe fakultete të ndryshme të vendit.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve dhe mobilizimin e tyre, duke kërkuar largimin e Ramës dhe duke kundërshtuar mënyrën se si qeveria po i trajton shqetësimet e tyre.













