Goditje për Bayern Munichun, Harry Kane operohet. E largët periudha e rikthimit
Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane, ka reaguar pas operacionit, duke shprehur zhgënjimin për dëmtimin, por edhe vendosmërinë për t’u rikthyer më i fortë.
“Ngjitjet dhe zbritjet e jetës! Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer për këtë dëmtim, por kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t’u përmirësuar, ndërsa i afrohemi vitit 2027. Do të rikthehem i freskët dhe gati për pjesën vendimtare të sezonit!”, shkruan Kane.

Sipas informacioneve të fundit, kapiteni i Anglisë pritet të rikthehet në fushë në muajin mars, duke synuar të jetë në formën më të mirë për fazën vendimtare të sezonit.
Një mungesë e rëndësishme për Bayern Munichun, që do të duhet të përballojë një periudhë të vështirë pa golashënuesin e tij kryesor.




