Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane

21 Nëntor 2026 | 14:25

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi është raportuar nga gazeta italiane Corriere della Sera e cila rapoorton se Gennaro ka vrarë vetën në banesën e tij.

Vdekja e tij vjen në një kohë kur De Gennaro ishte përfshirë në një hetim të Prokurorisë së Caltanissetta-s lidhur me dyshimet për pengimin dhe devijimin e hetimeve pas masakrës së Via Mariano D’Amelio, ku u vra gjyqtari antimafia Paolo Borsellino.

Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët kishin kërkuar vendosjen e tij në arrest shtëpie, por kërkesa ishte rrëzuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Lajmi për vdekjen e ish-kreut të Policisë ka shkaktuar reagimin e Salvatore Borsellinos, vëllait të gjyqtarit të vrarë Paolo Borsellino. Në një deklaratë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Salvatore Borsellino ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Caltanissetta-s, duke e akuzuar për përgjegjësi në lidhje me vdekjen e De Gennaros.

“Vdekja e De Gennaros, sipas mendimit tim, e bën Prokurorinë e Caltanissetta-s përgjegjëse për nxitje drejt vetëvrasjes”, deklaroi Borsellino.

Ai pretendoi se hetimi nuk ishte në kompetencën e kësaj prokurorie, por duhej të ishte zhvilluar nga Prokuroria e Palermos.

Sipas Borsellinos, iniciativa hetimore synonte të zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësitë e mundshme të njësisë speciale të karabinierëve ROS dhe shërbimeve sekrete për zhdukjen e agjendës së kuqe të gjyqtarit Paolo Borsellino, duke e përqendruar atë te Policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri letonez bën thirrje për mbylljen e kufijve të BE-së për të gjithë rusët

Kryeministri letonez Andris Kulbergs i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian të mbyllë kufijtë për të gjithë qytetarët rusë, duke paralajmëruar se Unioni nuk mund të...
08:31 | 21/11/2026

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

Përpjekja e fundit e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar bisedimet, që kanë ngecur, për përfundimin e luftës në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen shumë përtej...
04:27 | 21/11/2026

A mund të ndikojë Presidentja e BQE-së në garën presidenciale të Francës?

Vendimi i Christine Lagarde muajin e kaluar për të përshpejtuar largimin e saj si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka ringjallur spekulime të mëdha...
01:15 | 21/11/2026