Tre të rinj janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 4”, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës. Sipas Policisë së Elbasanit, 25-vjeçari A. D., 21-vjeçari M. T. dhe 23-vjeçari K. N., të tre banues në Korçë, u kapën në flagrancë teksa transportonin me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta.

Dyshohet se emigrantët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër në Korçë dhe më pas do të transportoheshin drejt pikave kufitare të Hanit të Hotit dhe Morinës, për të vijuar udhëtimin jashtë vendit.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet e përdorura për transportin e emigrantëve, si dhe pesë aparate celulare.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: