E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Operacion ndërkombëtar kundër makinave të vjedhura, kontrolle edhe në Kakavijë

Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjerë ndërkombëtar për identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe atyre me dokumentacion të falsifikuar.

Kontrolle janë kryer edhe në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas mediave greke, në operacionin e zhvilluar në kuadër të aksioneve “JAD MOBILE 9” të FRONTEX-it dhe “CAR BACK II” të INTERPOL-it, janë përfshirë policia greke dhe agjenci ligjzbatuese nga disa shtete. Pjesë e kontrolleve ka qenë edhe Drejtoria e Kufirit në Kakavijë.

Gjatë operacionit, në territorin grek janë kontrolluar gjithsej 354 automjete, ndërsa 268 prej tyre janë identifikuar si të vjedhura ose me dokumentacion të falsifikuar, sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, të cilat i referohen policisë.

Reklamë

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pikës kufitare të Kakavijës, për shkak të rëndësisë së saj në qarkullimin e automjeteve mes dy vendeve.

Operacionet e tilla synojnë goditjen e rrjeteve kriminale që merren me trafikimin e automjeteve të vjedhura, të cilat shpesh transportohen nga një shtet në tjetrin dhe shiten përmes dokumenteve të falsifikuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.