E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nga suksesi në fushë te shpërblimi i majmë, FSHF akordon shifrën e lartë për kuqezinjtë

Suksesi i Shqipërisë në UEFA Nations League do të shpërblehet edhe financiarisht. Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për Kombëtaren, pas triumfit në grupin C1 dhe sigurimit të ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në vlerësim të paraqitjeve pozitive të kuqezinjve në këtë edicion të kompeticionit europian.

Shqipëria e mbylli fushatën në vendin e parë me 15 pikë, duke regjistruar pesë fitore në gjashtë ndeshje. Triumfi 2-0 ndaj Bjellorusisë në takimin e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe arritjen e objektivit për ngjitjen në Ligën B.

Bonusi prej gjysmë milioni eurosh vjen si një shpërblim për rezultatet e arritura nga futbollistët dhe stafi teknik, të cilët arritën të përmbushnin me sukses një prej objektivave të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Me këtë vendim, FSHF vlerëson jo vetëm rezultatet e Kombëtares, por edhe angazhimin dhe punën e bërë gjatë gjithë edicionit, që u kurorëzua me një sukses të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.