Një grup studentësh kanë sjellë në protestën para Ministrisë së Arsimit një manekin të veshur me kostum sportiv të kuq, të cilit i kanë vendosur në kokë fotografinë e kryeministrit Edi Rama.

Madje, një prej të rinjve ka tentuar t’i vërë flakën manekinit, i cili ishte vendosur në Rrugën e Durrësit.

Ndërkohë, gjatë protestës së sotme, qytetarët tentuan të bllokonin Rrugën e Durrësit, por u penguan nga Policia, e cila i zhvendosi protestuesit në trotuare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: