Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë rezistencën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë përfshirë në debate me punonjësit e Policisë, të cilët nuk i lejojnë të bllokojnë rrugën e Durrësit.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Syri Tv dhe raportimi në terren i gazetarëve të Syrit tregon për forca të shumta policore të cilat kanë ndërhyrë me forcë për bllokimin e protestës paqësore.
Ndërhyrja e policisë është antiligjore, pasi protestuesit mjafton të njoftojnë dhe nuk kanë nevojë të presin miratim nga policia për tubime.
© SYRI.net
Jurgen Spaho: Edi Rama ik, studentët nuk të takojnë, nuk ka dialog pa dorëheqje
‘Do t’i gjykojmë me ashpërsinë më të madhe’/ Kush janë drejtorët që kryebashkiaku i burgosur ia hoqi Ramës nga bashkia
‘Rama shpall Veliajn armik të socialistëve’/ Koka: Asambleja e Tiranës vulosi përjashtimin de facto të tij nga PS