Nga Mynihu në Kosovë, Driti Sanaja në ‘European Defense Tech’ prezanton dronin e ndërtuar me tre studentët shqiptarë

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar gara "European Defense Tech" me mbi 200 njerëz të përfshirë nga fusha e sigurisë, inxhinierisë, AI, mekatronikës, akademisë ushtarake, dhe e mbrojtjes.
Në njoftim bëhet e ditur se gara prestigjioze ndërkombëtare, e cila organizohet për herë të parë në Ballkan, në Republikën e Kosovës, nga ICK, nën patronatin e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka sjellë në Prishtinë garues, mentorë, dhe ekspertë edhe nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria, dhe Ukraina.
E në vazhdën e punimeve që po zhvillohen në këtë garë, Driti Sanaja, një i ri nga Kosova që ka kryer Masterin në Universitetin Teknik në Gjermani po dëshmon se talenti dhe inovacioni mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes.
Nga Kazerma “Adem Jashari” dhe Ministria e Mbrojtjes, Shpend Lila nga ICK ka prezantuar dronin e ndërtuar tërësisht nga Dritoni, së bashku me tre studentë të tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët po ndjekin studimet master në Universitetin Teknik të Munihut.
Sipas Lilës, droni i ndërtuar nga Drit Sanaja dhe tre studentë të tjerë kosovarë është i ngjashëm me atë që u përdor për të filmuar sulmin terrorist në Banjskë
Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Shpend Lilës:
Po ju lajmërohem nga Kazerma Adem Jashari dhe Ministria e Mbrojtjes. Veç për me ju njoftu virtualisht me Drit Sanajen.
Dronin që po e shihni në foto/video, e ka ndërtu tërësisht vet me 3 studentë tjerë shqiptar nga Kosova, që janë tu e kry Masterin në Universitetin Teknik te Munich. D.m.th prej software deri te helikat nga karboni. Fluturon deri në 70km/h, është dron vrojtues dhe mban peshë deri 6kg, i ngjashëm me dronin që e ka xhiru sulmin terrorist të Banjskës.
Shumë i ri, me përvojë edhe në BMW, ka marr pushim vetëm me qenë pjesë dhe me kontribu në European Defense Tech Hackathon nga Innovation Centre Kosovo dhe partnerët.
E du Kosovën tha, qëllimi është me u kthy me kontribu për venin tem. /Telegrafi/
































