Një banderolë gjigante me mbishkrimin “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes” është shpalosur nga studentët para Ministrisë së Arsimit, në protestën që po mbahet këtë pasdite.
Mesazhi përcjell një thirrje të fortë kundër problematikave që lidhen me plaçkitjen, shtypjen dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë theksuar se largimi i tij nga detyra është një kërkesë e panegociueshme, ndërsa përmes thirrjeve dhe sloganeve kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe situatës në vend.












