Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqje!”, dëgjohet të thërrasin protestuesit, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga detyra.
Protesta nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ku studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, të cilën e kanë cilësuar si të panegociueshme.
