Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë
Lara Colturi ka shkruar historinë në sportin shqiptar, duke fituar për herë të parë një garë të Kupës së Botës në ski alpine. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi këtë të shtunë në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar vendit suksesin e parë në historinë e këtij kompeticioni.
20-vjeçarja përfundoi dy zbritjet me kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, duke lënë pas dy skiatorët suedeze. Sara Hector u rendit e dyta, me 27 të qindtat më shumë, ndërsa Anna Swenn Larsson zuri vendin e tretë, me një diferencë prej 30 të qindtash.
Ky është triumfi i parë në karrierën e Colturi-t në Kupën e Botës, pas disa rezultateve në podium dhe dy vendeve të dyta në garat e para të këtij sezoni. Fitorja në Gurgl vjen një javë pas vendit të dytë që ajo arriti në slalomin e Levi-t në Finlandë.

Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”
Nga “burrë shteti” në i dyshuar për lidhje me mafien. Rënia e mitit të “Peshkaqenit”, ish-kreut të Policisë italiane
Mesazhi për Veliajn dhe porositë për drejtuesit e tjerë të PS. Fjalimi i plotë i Edi Ramës në Asamblenë për Tiranën
- 15:32 Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”
- 15:08 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
- 15:04 Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së
- 14:50 Nga “burrë shteti” në i dyshuar për lidhje me mafien. Rënia e mitit të “Peshkaqenit”, ish-kreut të Policisë italiane
- 14:47 Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit, arrestohen 3 të rinj në Elbasan
- 14:43 “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, Begaj mesazh të rinjve për Ditën e Alfabetit