Berisha: Historia do faktojë se Rama ishte fundi i të keqes, asnjë polic bandit nuk është ndëshkuar për dhunën brutale

13:40, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sali Berisha ka deklaruar se historia do të faktojë që Edi Rama përfaqësonte kulmin e së keqes për shqiptarët, duke e akuzuar se e ka mbështetur qeverisjen në atë që e cilësoi si “doktrina e krimit të dobishëm”.

Në bashkëbisedimin me qytetarët, kreu i PD-së denoncoi dhunën e pretenduar policore ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të autorëve, duke e krahasuar këtë situatë me praktikat represive të diktaturës komuniste.

Pyetje-Përgjigje:

Klevis Meçe: Doktor, po iku Rama, kush do të vijë?

Sali Berisha: Faleminderit. Klevis, po iku Rama, mund t'ju them me bindje të plotë se kushdo që të vijë, cilido që të vijë, nuk do mund të bëjë ndaj këtij vendi ato që bëri Rama.

Pse e them këtë?

Pse e kam këtë bindje?

Klevis, për fatin më të keq të shqiptarëve, Edi Rama e bazoi qeverisjen e tij në doktrinën e krimit të dobishëm.

E kam theksuar dhe në ndonjë rast tjetër, në diktaturën komuniste ligjet ishin të këqija, të ashpra, të rrepta, por kishte xhelatë që ishin edhe më të rreptë se ligjet, edhe më të ashpër se ligjet, që urdhrat e tyre nuk e bazonin në ligje po në thyerjet e ligjeve, që thyenin kocka si ky Hasrama në komisariatin e policisë Eneas, atij djalit që desh i kish nxjerrë syrin.

Që thyenin kafka ndaj armiqve që quheshin atëherë.

Eprorët e tyre e dinin se këta po kryenin krime sepse ligji nuk e lejonte.

Por me gjithë këtë, këta ishin njerëzit më të mbrojtur, këta ishin njerëzit më të respektuar, kafkëthyesit, sepse këta ato kafka, ato gjymtyrë, i thyenin për karrigen e padronëve të tyre. Siç bëri Hasrama, siç bëri snajperi kundër Eva Pangos, kundër Erion Vishkullit, siç bënë kundër qindra protestuesve që u thyen kockat, u thyen brinjët, u thyen kërcinjtë për karrigen e Edi Ramës.

Mund të më pyesni mua, pse bëj paralelizmin?

Po t'ju them të vërtetën, paralelizmi është sepse ju keni parë, nuk ka asnjë polic të ndëshkuar.

Nuk ka asnjë bandit të ndëshkuar për të gjetur se kush e qëlloi Evanthin në lule të ballit.

Asnjë vështirësi nuk ka sepse njësia dihet, dihet se cili ishte snajperi, dhe ai zgjodhi ballin për t'ia dhënë lule ballit asaj. Edhe tjetrit, tjetrit plumb në gojë, Erionit në sy, të gjithë të ndaluara.

A keni dëgjuar ju njëri të dënojë këto akte kriminale nga zyrtarët? Asnjë.

Përkundrazi, kanë vendos aty një Haspapë, si quhet ky i komisariatit numër një, një kriminel të damkosur bashkë me atë Rroki pepa quhet, i cili torturon njëlloj si xhelatët në qelitë e diktaturave.

Po pse prapë e krahasoj unë me Edi Ramën?

Pse them nuk ka më të keq? Dëgjoni.

Çfarë bëri Edi Rama me Toni Gogun?

A nuk riprodhoi në mënyrë identike aktin e Enver Hoxhës që i dërgonte Kadri Hazbiut, Hekuran Isait para pushkatimit: 'Prano se Mehmeti të ka kërkuar të vrasësh Enverin që të të fal jetën'. Por ai nuk pranoi të thotë atë që s'kishte ndodhur.

Edhe ky: 'Prano t'ia dorëzosh Arbër Hajdarit bashkinë për të shpëtuar nga 100 vite burg', në atë transkriptet që ia ka falsifikuar totalisht ai nëpërmjet AKEP-it dhe regjistrimeve.

Ndaj dhe e keqja s'ka fund, por për shqiptarët historia do faktojë se Edi Rama ishte fundi i të keqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco