Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Buxheti 2027/ 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare, ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik

    Asambleja e PS-së së Tiranës, Ogerta Manastirliu prezanton organizimin e ri politik: Sfida është e madhe, duhet punë mobilizim dhe komunikim i përditshëm me qytetarët

    Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Asambleja e PS-së së Tiranës, Ogerta Manastirliu prezanton organizimin e ri politik: Sfida është e madhe, duhet punë mobilizim dhe komunikim i përditshëm me qytetarët
    Kryesore

    Asambleja e PS-së së Tiranës, Ogerta Manastirliu prezanton organizimin e ri politik: Sfida është e madhe, duhet punë mobilizim dhe komunikim i përditshëm me qytetarët

    November 21, 2026

    Sot në Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, Drejtuesja Politike, Ogerta Manastirliu prezantoi organizimin e ri politik të PS-së në kryeqytet.

    Manastirliu tha se Tirana mbetet baza më e fortë e Partisë Socialiste dhe e cilësoi garën për Tiranën si një sprovë të madhe, duke kërkuar më shumë mobilizim të strukturave dhe komunikim të përditshëm me qytetarët.

    “Jemi përballë një sprove të madhe dhe unë, modestisht, me aq eksperiencë sa kam në strukturat e PS-së, nuk besoj se mund të kemi pasur një sprovë kaq të madhe në këtë terren kaq të vështirë sa kjo e sotmja për të fituar një garë e cila nuk kërkohet vetëm për PS-në, por kërkohet për Shqipërinë, fëmijët, të rinjtë dhe të rejat. Sepse ata duan ta bëjnë jetën këtu dhe ne duhet t’ua bëjmë të mundur. Aty ku sfida është më e madhe, mundësitë janë më të mëdha, ndaj na duhet më shumë punë. Dhe le ta themi hapur: do të na duhet dhjetë herë më shumë punë, mobilizim, disiplinë dhe energji”, tha Manastirliu.

    Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, Manastirliu prezantoi dhe pesë nivelet e përgjegjësisë në organizimin e ri politik.

    “Do të ketë 5 nivele. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe e gjithë forca e PS-së së Tiranës. Kjo është skuadra jonë. Nga sot ne nisim këtë fushatë me 3 drejtime: deri në dhjetor konsolidojmë strukturat, deri në mars punë në terren dhe më pas fushata zgjedhore e fitores historike”, tha Manastirliu.

    asambleja Ogerta Manastirliu PS Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Buxheti 2027/ 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare, ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik

    November 21, 2026

    Asambleja e PS-së së Tiranës, Ogerta Manastirliu prezanton organizimin e ri politik: Sfida është e madhe, duhet punë mobilizim dhe komunikim i përditshëm me qytetarët

    November 21, 2026

    Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

    November 21, 2026

    “Baca Jakup, qëndro i fortë!”, Krasniqi përcillet me duartrokitje nga familjarët para kthimit në Hagë

    November 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.