• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë

by A. Q
21/11/2026 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vigjilje të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua Forumit Rinor Mbarëkombëtar, në kuadër të projektit “Foli Shqip”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Në forum merrnin pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe 160 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se “është detyra dhe përgjegjësia jonë ta ruajmë, ta zhvillojmë e ta pasurojmë shqipen, duke ua përcjellë atë brezave të ardhshëm përmes shkollës, librit dhe teknologjisë.”

Kjo, sipas Hoxhës, vjen me mbështetje të vazhdueshme për mësuesit e gjuhës shqipe në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë, përmes teksteve cilësore, trajnimeve dhe platformave digjitale.

“Shqipja është ADN-ja e identitetit tonë: rrënja që na mban dhe ura që na bashkon, kudo ku jetojnë shqiptarët. 118 vite më parë, në Manastir, u njësua alfabeti i gjuhës shqipe, duke i dhënë një zë të përbashkët kombit tonë. Sot, kjo gjuhë mbetet një nga lidhjet tona më të forta, nga Shqipëria e Kosova te shqiptarët në çdo cep të botës”, tha Hoxha.

“Amaneti i të parëve ishte ta ruajmë gjuhën e ta trashëgojmë. Angazhimi ynë sot shkon më tej: me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqipja të kumbojë në Bruksel, përkrah gjuhëve të tjera zyrtare të Europës”, shtoi Ministri.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë

Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë

November 21, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Urdhrat e mbrojtjes problematikë, shumica e divorceve vijnë për shkak të dhunës në familje!

November 21, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Elisa në botën e çudirave

November 21, 2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, thyhet urdhri i Policisë dhe bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”! (FOTO)

Protesta para Ministrisë së Arsimit, thyhet urdhri i Policisë dhe bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”! (FOTO)

November 21, 2026
Kapet grupi që transportonte emigrantët nga Korça drejt kufirit, 3 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen dy automjete

Nga Korça drejt Hanit të Hotit dhe Morinës me destinacion vendet e BE-së, ja se si u zbulua grupi i trafikimit të 9 emigrantëve!

November 21, 2026
Kapja e ngarkesës me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorët e AKU-t!

Kapja e ngarkesës me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorët e AKU-t!

November 21, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Të miturit në dhunë për shkak të krizës së identitetit! Psikologia: Dalin në protestë nga dëshira për vëmendje!

November 21, 2026
Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

November 21, 2026
Ndjekësit virtualë të Berishës në ‘pikiatë’, vetëm 73 prej tyre e ndoqën gjatë bashkëbisedimit të tij sot me qytetarët në rrjetet sociale!

Ndjekësit virtualë të Berishës në ‘pikiatë’, vetëm 73 prej tyre e ndoqën gjatë bashkëbisedimit të tij sot me qytetarët në rrjetet sociale!

November 21, 2026
Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In