Ruben Amorim i del në mbrojtje Gonçalo Ramos dhe zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po shënon shumë gola

21 Nëntor 2026
16:02
Telesport
back button

Sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e Milanit, Gonçalo Ramos, po has shumë vështirësi për të gjetur golin në sezonin e tij të parë te kuqezinjtë, ku deri tani ka shënuar vetëm dy gola. Trajneri Ruben Amorim mendon se nuk është faji i Ramos që nuk po gjen golat, por i pjesës tjetër të skuadrës që nuk po e mbështët atë si duhet në vijën e parë të sulmit.

“Ramos po has vështirësi sepse e gjithë skuadra po has vështirësi, por ai është gjithashtu lojtari që kthehet më shpesh për të ndjekur mesfushorët apo mbrojtësit kundërshtarë. E di që kjo nuk është detyra e tij. E di që kemi blerë një lojtar për të shënuar gola, por ne nuk po e bëjmë siç duhet detyrën tonë për ta ndihmuar Ramosin, ndërkohë që ai po bën gjithçka që mundet për të më ndihmuar mua.

Jam i sigurt se Ramos do të shënojë shumë gola, por duhet ta shtyjmë skuadrën përpara në mënyrë që ai të mund të luajë në pozicionin e qendërsulmuesit. Pra, përshtypja ime për ndeshjen e fundit nfaj Genoa është se, pa Ramos, nuk do të kishim shënuar dhe fituar ndeshjen”, tha Amorim, në prag të përballjes së nesërme ndaj Frosinone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit