Partia Demokratike thotë se studentët protetsues nuk u ulën në dialog me kryeministrin Edi Rama, pas disa foto që ky i fundit ndau gjatë bisedimeve në Pallatin e Brigadave. Kryetari i Grupit Rinor Universitar Demokrat, Jurgen Spaho akuzon se të rinjtë që u takon me Ramën janë paronazhistë të Partisë Socialiste.

Sipas tij, po përdorën nga Rama për skenografi politike dhe se kryeministri ka shpërfillur zërin e të rinjve që kanë dalë në protestë. Ai i kërkoi dorëhqjen kryeministrit Rama, duke thënë se pa largimin e tij s’ka dialog.

Deklarata e kryetarit të Grupit Rinor Universitar Demokrat, Jurgen Spaho:

Ajo që Edi Rama provoi dje të shesë si dialog me studentët protestues, nuk ishte gjë tjetër veçse një takim propagandistik me patronazhistët e tij. Një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar përshtypjen se po dëgjon rininë, ndërkohë që po shpërfill zërin e mijëra studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar përgjegjësi politike dhe largimin e tij. Jo vetëm kaq por i dhunoi, i gjobiti, bëri paketë ligjore për tu kufizuar lëvizjen e lirë.

Qytetarët duhet ta dinë: ata që u ulën sot me Edi Ramën nuk përfaqësojnë studentët protestues! Ata janë anëtarë të strukturave politike të Partisë Socialiste, patronazhistë të pushtetit, të cilët kryeministri i përdor si dekor për propagandën e tij. E njëjta gjë vlen edhe për pedagogët e pranishëm, të cilët, në vend që të mbrojnë dinjitetin dhe autonominë universitare, zgjodhën të bëhen pjesë e një skenografie politike.

Studentët e vërtetë nuk kanë kërkuar fotografi, favore apo takime fasadë me kryeministrin. Ata kanë artikuluar një qëndrim të prerë, një ultimatum politik dhe qytetar: NUK KA DIALOG ME EDI RAMËN PA DORËHEQJEN E TIJ!

Në cilësinë e Kryetarit të Grupimit Rinor Universitar Demokrat, duke i njohur studentët, protestën dhe kërkesat e tyre, dua tu siguroj se zëri i studentëve protestues nuk mund të tjetërsohet, korruptohet apo manipulohet nga askush. Ne e dimë cfarë duan dhe qëndrojmë në krah të tyre dhe mbështesim kërkesat e tyre.

Rinia nuk është dekor i pushtetit, universiteti nuk është celulë partie dhe protesta nuk negociohet me marioneta politike!

Edi Rama, ik me dorëheqje!

Studentët nuk të takojnë. Për ta nuk vlen as sa Ramiz Alia në vitin 1990.