Debati për propozim-buxhetin e vitit 2027, refuzohen të gjitha amandamentet e partisë "E Majta"
Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027.
Propozimet përfshinin financimin e ekipeve të përbashkëta për trajtimin e dhunës në familje, forcimin e kapaciteteve zjarrfikëse dhe shpëtuese, përmirësimin e kushteve në Armatë, kontrollin GPS të automjeteve zyrtare, si dhe themelimin e Akademisë Diplomatike.
Nga E Majta bëjnë të ditur se shumica parlamentare ka refuzuar të gjitha këto propozime, përfshirë edhe amendamentet që synonin përmirësimin e shërbimeve diplomatike-konsullore dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën maqedonase dhe komunat.
Një ndër amendamentet kryesore të kësaj partie parashihte ndarjen e 95 milionë denarëve për krijimin e ekipeve të përbashkëta operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qendrave për punë sociale.
Sipas Të Majtës, qëllimi ishte koordinimi i ndërhyrjeve të policisë dhe punonjësve socialë, shkëmbimi i informacioneve dhe sigurimi i mbrojtjes në kohë për viktimat e dhunës në familje.
Nga E Majta vlerësojnë se refuzimi i amendamenteve dëshmon dallimin ndërmjet zotimeve deklarative të Qeverisë dhe prioriteteve të saj reale buxhetore.
Partia akuzon shumicën qeveritare se po i injoron propozimet e opozitës, pavarësisht përmbajtjes dhe rëndësisë së tyre për qytetarët.



























