Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit
Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës.
Në deklaratë theksohet se Bashkia e Tiranës nuk është institucion në varësi të kryeministrit, ndërsa autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës.
Reagimi i plotë
“Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.
Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.
Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.
Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.
Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues.
Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Alarm për sulm ajror në Poloni, aktivizohen sirenat pas dyshimeve për shkelje të hapësirës ajrore
Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, Rama: Po të bien pantallonat po ik tani
Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
- 16:09 Rama reagon pas fitores së Lara Colturit në Kupën e Botës: Ditë historike për sportin shqiptar
- 15:50 Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë
- 15:32 Qytetarë dhe studentë në protestë para Ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie
- 15:10 Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë
- 15:08 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
- 15:04 Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së