Kronikë
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, u vihet zjarri kazanëve të mbeturinave
Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit për të vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Ashtu si edhe në javët e shkuara, edhe ditën e sotme nuk kanë munguar incidentet gjatë marshimit.
Persona të maskuar kanë sulmuar tabelat në rrugë, si dhe u kanë vënë sërish zjarrin kazanëve të mbeturinave.
Kujtojmë që vetëm një natë më parë, kryeministri Edi Rama pati një takim me një grup studentësh, të cilët, pas javësh thirrjesh, u ulën për dialog me numrin një të qeverisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




