Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Pavarësisht tensionit të krijuar dhe pranisë së shtuar të policisë në zonë, deri në këto momente nuk janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Forcat e rendit janë pozicionuar pranë protestës, ndërsa situata vijon të mbahet nën monitorim.

Tubimi po zhvillohet përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë dalë për të shprehur kundërshtimin e tyre.