Ekonomisti fitues i Çmimit Nobel, Joseph Stiglitz, ka dalë në mbështetje të protestave të të rinjve që kanë përfshirë Europën dhe Shqipërinë muajt e fundit, duke i cilësuar shqetësimet e tyre si plotësisht legjitime. Qindra mijëra qytetarë dhe studentë kanë protestuar në Francë, Danimarkë, Itali, Spanjë dhe Tiranë kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe krizës së strehimit. Sipas ish-kryeekonomistit të Bankës Botërore, në thelb të këtyre pakënaqësive qëndron pabarazia mes brezave. Ai thekson se të rinjtë po përballen me pamundësinë për të përballuar strehimin, me një arsim që nuk i bën mjaftueshëm produktivë, si dhe me pasiguritë e reja që po sjell inteligjenca artificiale, pabarazia e pasurisë dhe ndryshimet klimatike.