Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa ndalesa e radhës është zona pranë Kishës Katolike. Studentë, qytetarë dhe mbështetës të shoqërisë civile po protestojnë prej disa orësh kundër qeverisë së Edi Ramës, duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit.

Një prej protestuesve, në një prononcim për News24, u shpreh se qytetarët janë të vendosur të vijojnë qëndresën, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen që, sipas tij, po marrin nga drejtuesit e automjeteve gjatë marshimit.

“Kërkojmë nëntorin e tretë! Jemi të vendosur të gjithë si shqiptarë kundër kësaj qeverie. Entuziazmi i shoferëve tregon edhe faktin se ne shqiptarët jemi të bashkuar. Po shkojmë drejt gjashtë muajve dhe kërkojmë ato pesë pika që janë artikuluar në shesh: dorëheqje, qeveri teknike dhe shfuqizimin e ligjeve kundër shqiptarëve.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: