Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS në Tiranë nuk kanë mbetur pa përgjigje nga institucioni që drejton Erion Veliaj. Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke akuzuar kryeministrin për ndërhyrje politike në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, si dhe për ushtrim presioni ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Reagimi vjen pasi Rama kritikoi Veliajn për shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anduena Ristani. Në deklaratë, institucioni thekson se nuk është në varësi personale të kryeministrit dhe se autonomia e tij garantohet nga Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore.