Dortmund mjaftohet me një gol dhe merr kreun. Surpriza e këtij sezoni quhet Freiburg. Gruda gjen golin me Leipzig (video)

21 Nëntor 2026
17:23
Telesport
back button

Pas hapit fals të Bayern që barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Koln, Borussia Dortmund ka bërë më së miri detyrën duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Borussia Monchengladabch, vendit të fundit në renditje.

Verdhezinjtë vuajtën jo pak për të marrë tre pikët në këtë sfidë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 80-të, ku Felix Nmecha shënoi me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila pas devijimit përfundoi në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Dortmund kryeson renditjen me 24 pikë, dy pikë më shumë se Bayern.

Surprizë e këtij sezoni në Bundesligë mund të quhet Freiburg. Klubi i drejtuar nga Julian Schuster fitoi 0-1 në transfertë ndaj Elversberg dhe mban vendin e tretë në renditje me 22 pikë.

Leipzig ka marrë fitoren e katërt rresht në kampionat, duke fituar 1-5 në transfertë ndaj Union Berlin. Golat u shënuan nga Antonio Nusa nga pika e bardhë e peballtisë, Romulo, Brajan Gruda, Rocco Reitz dhe Ridle Baku. Leipzig mban vendin e katërt në renditje.

Leverkusen ka fituar në shtëpi 4-0 ndaj Paderborn dhe renditet në vendin e pestë. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Alfonso Moreira (dopietë), Patrick Schick dhe Equi Fernandez. Në ndeshjen e fundit, Eintracht Frankfurt fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Hoffenheim.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit